RIPARIME SHTËPIE, PA STRES

Diçka u prish
në shtëpi?

Ne merremi me të.

Na trego problemin dhe na dërgo fotografi nga problemi. Ndreqma gjen mjeshtrin
e përshtatshëm, koordinon riparimin dhe të mban të informuar deri në përfundim.

SHËRBIMET TONA

Për çfarë mund të mbështeteni tek ne?

Nga riparimet e vogla deri te problemet që kërkojnë profesionistë të specializuar!

Rrjedhje uji, rubinet, lavamanë, tualet dhe probleme të tjera.

HI

Priza, ndriçim, ndërprerës dhe defekte elektrike.

EL

Dyer, bravë, dollapë, rafte dhe riparime mobiljesh.

DM

Servisim, instalim dhe probleme me klimë e ngrohje.

KN

Montime, rafte, perrde dhe punë të tjera në shtëpi.

RP

Kordinim i punëve periodike dhe kujdes për pronën tuaj.

MS
SI FUNKSIONON

Riparimi në 4 hapa?

Një proces i thjeshtë ku ti nuk humb kohë duke kërkuar dhe telefonuar mjeshtër!

Përshkruaje problemin në detaje, dhe bashkangjit fotografinë.

01

Zgjedhim profesionistin e përshtatshëm për rezultatin më të mirë.

02

Ju e konfirmoni çmimin, kohën dhe vendin për zgjidhjen e problemit.

03

Përcjellim punën deri në përfundimin e saj dhe ju informojmë në kohë reale me procesin e punës.

04

PSE NDREQMA?

Jo vetëm një numër
telefoni të një mjeshtri.

Me Ndreqma ju keni një pikë kontakti që koordinon të gjithë procesin e punës
dhe ju mban të informuar në kohë reale me zhvillimet e procesit.

Mjeshtër të përzgjedhur

Profesionistë që i janë nënshtruar procesit tonë të përzgjedhjes.

Çmimi para punës

Çdo ndryshim në çmim konfirmohet me ju para se të vazhdohet puna.

Foto para dhe pas punës

Dokumentim për punët e kryera kur ju nuk jeni prezent gjatë procesit.

Mbështetje nga Ndreqma

Ne jemi kontakti i vetëm që ju duhet deri në përfundimin e punës.

Punët e kryera

Probleme reale, zgjidhje profesionale.

Riparim i rezervuarit të WC-së

Dardani, Prishtinë

Zëvendësim i derës hyrëse

Ulpianë, Prishtinë

Servisim dhe pastrim i klimës

Arbëri, Prishtinë

Instalim i bravës smart

Mati 1, Prishtinë

Riparim dhe lyerje e murit

Bregu i Diellit, Prishtinë

Ndërrim i prizës elektrike

Lakrishtë, Prishtinë

Për diasporën

Shtëpia në Kosovë,
Ti kudo në botë.

Ju na tregoni problemin, ne organizojmë mjeshtrin, monitorojmë punën
dhe dërgojmë fotografi gjatë procesit të punës.

KËRKO RIPARIM NGA JASHTË